Kejsi Borri ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku është vendosur përballë pyetjeve të Brikena Selmanit.

Motra e ish-finalistit të “Big Brother VIP 5”, Mateo Borri, ka zbuluar detaje si nga jeta e saj personale ashtu dhe nga hobit e saj që publiku nuk i di.

E pyetur nga Brikena nëse do të pranonte ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”, ajo u shpreh se kur të futet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nuk do që të njihet si ‘motra e Mateos’.

Kur të futem në “Big Brother” nuk dua të njihem si ‘motra e Mateos’ pavarësisht se është krenaria më e madhe që të njihem si motra e dikujt që është shembull. Por dua të njihem si Kejsi Borri me projektet, aftësitë dhe talentet e mia, se realisht kam shumë dhe do jem shumë e lumtur që t’ia shfaq dhe publikut në vazhdim”, tha Kejsi Borri.

Pjesë nga intervista:

Nëse do të të vinte ftesa për të hyrë në “Big Brother”, çfarë do të thoje? Çfarë do të bëje ndryshe aty brenda nëse do të hyje?

Me thënë të drejtën në tip jam njësoj si Mateo, thjesht mund të them se nuk kam aq durim sa ai. Jam pak me impulsive. Një ftesë për këtë “Big Brother” që vjen tani, ndoshta do ti thoja jo sepse kam disa projekte që dua ti bëj përpara se të futem. Kur të futem në “Big Brother” nuk dua të njihem si ‘motra e Mateos’ pavarësisht se është krenaria më e madhe që të njihem si motra e dikujt që është shembull. Por dua të njihem si Kejsi Borri me projektet, aftësitë dhe talentet e mia, se realisht kam shumë dhe do jem shumë e lumtur që t’ia shfaq dhe publikut në vazhdim.

Kush mendon se ti njihesh thjesht si ‘motra e Mateos’ janë thjesht xheloza, se ti ke treguar vlerat e tua dhe ti je Kejsi Borri.

Me thënë të drejtën nuk e kam problem si Kejsi Borri apo ‘motra e Mateos’ për mua është njësoj dhe është vlerësim, edhe si vajza e Sashës le të themi (qesh).

Na e përshkruar veten me tri fjalë

Mua më karakterizon vetëbesimi shumë dhe këto komentet negative nuk është se më bëjnë shumë përshtypje. Kam punuar shumë për të pasur këtë vetëbesim që kam. Duke njohur shumë veten time do të thoja kokëfortë, e artikuluar, e zgjuar.

Këto gjëra i keni të përbashkëta me Mateo. Cilat janë hobit e tua? Ndonjë gjë që publiku nuk di rreth teje?

Publiku ndoshta nuk e di që unë kam hobi shumë kërcimin, kam qenë 14 vite kërcimtare, këndimin le të themi dhe shumë gjëra të tjera që dua ti zbuloj dhe unë me publikun.