Pas ndarjes së bujshme, Shakira dhe Gerard Pique vijojnë jetën e tyre në rrugë të ndara! Teksa futbollisti i famshëm është duke shijuar romancën e tij të re, duket se edhe ylli i muzikës ka gjetur dashurinë e saj të re.

Kush është ai që i ka ‘rrëmbyer’ zemrën artistes së famshme? “Marca.com” shkruan se këngëtarja e njohur ka gjetur dashurinë me instruktorin e saj të sërfit. Ai quhet Gorka Ezkurdia dhe është 24 vjeç.

Një foto e tyre është shkrepur ku ata duken mjaft të qeshur më njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, detaje të reja kanë dalë në dritë nga jeta e Shakira-s. Së fundmi, mësohet se këngëtarja ka treguar se marrëdhënia e saj me Pique ka qenë paksa e ftohtë në vitin 2015.

“Nuk kishte asnjë angazhim të fortë midis të dyve dhe ata mund të shiheshin vetëm gjatë pushimeve ose udhëtimeve të shkurtra, qoftë në Barcelonë apo në pjesë të tjera të botës”, ka thënë ekipi mbrojtës i Shakirës, sipas gazetes spanjolle “La Vanguardia”.

Më tej, vetë këngëtarja ka bërë me dije se në fund të vitit 2014, ajo dhe Pique vendosën që të jetonin së bashku në Spanjë.

Por nuk kanë përfunduar sfidat për Shakirën!

Këngëtarja kolumbiane ka akoma një çështje të hapur me autoritetet tatimore në Spanjë, në një gjyq që mund të përfundojë edhe me një dënim me tetë vjet burg për të.

Prokurorët kërkojnë një dënim të ashpër për artisten për një mashtrim tatimor të dyshuar prej 13.9 milionë eurosh.