
Besmir Limani ka ndjekur plot 39 ndeshje të Kombëtares shqiptare, përfshirë edhe atë të mbrëmjes së djeshme. Tifozi i zjarrtë ka qenë nga Zyrihu në Pragë, nga Praga në Tiranë këtë javë dhe niset për në shtëpi, në Zyrih.
Ai ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku u shpreh se i ka ndodhur të udhëtojë me fytyrën e pikturuar në fytyrë dhe policët e kanë pyetur ‘pse nuk ke pasaportë shqiptare’.
Limani u shpreh se ka aplikuar për pasaportë, por ato që vendosin nuk e kanë parë të arsyetueshme shumë që t’ia japin. Ai bëri gjithashtu thirrje që t’u jepet pasaporta shqiptare si shqiptarit të Ulqinit, Tuzit apo Strugës.
Pjesë nga intervista:
Blendi Salaj: Ti edhe udhëton me fytyrën e pikturuar, mund të të hapë edhe probleme ndonjëherë, vështirësi për të kaluar, fjala vjen ndonjë kontroll policor në një aeroport çfarëdo. Se jo të gjithë njerëzit dalin në këtë formë.
Besmir Limani: Po, e vërtetë. Herën e parë që kam udhëtuar ka qenë ndeshja heroike ku nga bekoi Bekimi në Portugali, 1-0. Kam udhëtuar nga Zvicra i ngjyrosur se ashtu ra koha, që nuk mund të udhëtoja më parë për në Portugali. Edhe më pyet polici zviceran ‘si ka mundësi, ti i ngjyrosur edhe vjen me pasaportë zvicerane?’. Se unë nuk e posedoj pasaportën shqiptare, edhe pse kam aplikuar. Nuk e di, këto që vendosin nuk e shohin të arsyeshme shumë, jo vetëm mua, çdo shqiptar, si shqiptari i Ulqinit, si shqiptari i Tuzit, por edhe këto nga Struga siç jam unë, do të kenë të drejtën të marrin pasaportën. Jemi shqiptarë, ne nuk lindëm nga hëna këtu. Jemi një
Blendi Salaj: E kjo është një thirrje që po bën tani
Besmir Limani: Do të m’a lehtësonte shumë
Blendi Salaj: U takon autoriteteve shqiptare këtu që procedojnë kërkesat për t’u pajisur me pasaportat shqiptare, që shqiptarët etnikë që e kërkojnë atë, të bëhen pjesë e qytetarisë shqiptare.
Besmir Limani: Po. Se ke kombësi të tjera afër që nuk dua t’ua përmendin emrin, të cilët jetojnë këtu te ne në Shqipëri dhe kanë pasaportën. Dhe pse ne jo? Pse ne shqiptarë nga Gostivari mos ta ketë pasaportën? Ku është këtu problemi?
Blendi Salaj: Ne nuk kemi kundërshtime, ne jemi pro. Pyetja është për ato që vendosin për këto gjëra.





