Prej disa ditësh është përfolur se moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, është duke përjetuar një nga periudhat më të bukura të jetës së saj. Pranë rrethit të saj shoqëror u tha se ajo ishte në pritje të ëmbël për herë të parë.
E njohur për natyrën e saj diskrete sa i përket jetës private, prezantuesja fillimisht vendosi që këtë kapitull të ri t’a mbajë të fshehtë.
Por ditën e sotme, Nevina ka reaguar për herë të parë në lidhje me këto thashetheme. Përmes një video të publikuar në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka konfirmuar se është shtatzënë.
Në pamjet në fjalë, Shtylla shfaqet me një fustan të bardhë, të gjatë, i cili i tregon barkun e rrumbullakosur.
“Sekreti më i ëmbël që kam mbajtur ndonjëherë”, shkruan moderatorja e njohur krahas videos që menjëherë mori mijëra pëlqime dhe urime pa fund.



