Top Albania Radio ka qenë live mbrëmjen e finales së madhe në Tapetin e Kuq të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të mos humbisnit asgjë. Me raportime të çdo ndodhie gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios, kjo natë premtoi vetëm surpriza.
Në një lidhje nga Tapeti i Kuq, G-Bani u shpreh:
Statusi single, jam vetëm, por ekziston një popullaritet i padiskutueshëm, një interes i madh. Nuk e kam problem privat apo publik, këtë dimensionin e lidhjes, do e bëj publike nëse ekziston dikush në jetën time.
Lidhur me fituesin, ai zbuloi emrin e tij duke thënë se BBV e ka fituar vetë dhe se nga finalistët që ndodheshin aty e meriton Gjesti.

