“Është e shkatërruar nga vendimi…”/ Harper Beckham prek me DËSHIRËN e saj për ditëlindje: Në vend të dhuratave luksoze…

Më 10 korrik, Harper Beckham pritet të festojë 15-vjetorin e lindjes. E sipas mediave britanike, dhurata që ajo dëshiron më shumë nuk mund të blihet me para.

Mes tensioneve të vazhdueshme që kanë përfshirë familjen Beckham, vajza e David Beckham dhe Victoria Beckham thuhet se ka vetëm një dëshirë: të ribashkohet me vëllain e madh, Brooklyn Beckham.

“Daily Mail” shkruan se, Harper vazhdon të jetë e afërt emocionalisht me Brooklyn dhe është prekur nga përçarja familjare që ka zgjatur prej muajsh. Burime pranë familjes pretendojnë se ajo shpreson që ditëlindja e saj të shërbejë si një mundësi për pajtim.

Megjithatë, kjo duket e vështirë. Marrëdhëniet mes Brooklyn, bashkëshortes së tij, Nicola Peltz dhe pjesës tjetër të familjes vazhdojnë të jenë të acaruara, ndërsa përpjekjet për afrim nuk kanë dhënë rezultat.

Vetëm pak javë më parë, Harper u fotografua teksa shkoi në shtëpinë e Brooklyn në Los Angeles, por vizita përfundoi pa një takim, pasi ai nuk ndodhej aty. Episodi u kthye menjëherë në qendër të vëmendjes dhe ushqeu edhe më shumë spekulimet për krizën familjare.

Ndërsa ditëlindja e saj po afron, burime pranë familjes thonë se Harper nuk kërkon dhurata luksoze apo festa madhështore. Dëshira e saj më e madhe mbetet rikthimi i harmonisë në familje dhe mundësia për të kaluar sërish kohë me vëllain e madh.

“Harper është zemërthyer dhe e shkatërruar nga vendimi i vëllait të saj për të mos i folur dhe tani që ditëlindja e saj është vetëm disa ditë larg, bëhet përsëri një skenar i vështirë”, thotë një burim.

“Ata ishin kaq të afërt. Tani ai nuk do t’i flasë dhe ajo nuk mund ta kuptojë pse. Nuk ka asgjë më të keqe për Harper sesa ta injorojë atë në ditëlindjen e saj”, ka përfunduar burimi.

Nëse kjo do të ndodhë, mbetet për t’u parë, por për momentin duket se është dhurata më e vështirë që familja Beckham mund t’i bëjë vajzës së tyre.