Ngjarjet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2” duket se po marrin një tjetër rrjedhë dhe situata është tensionuar.

Ishte Dea Mishel ajo që me fitimin e provës “Testi i Inteligjencës”, fitoi të drejtën të nominojë tre konkurrentë. Ajo zgjodhi Luiz Ejllin, Efi Dhedhes dhe Kiara Titon. E ishte Efi, ajo që u eliminua nga BBV.

Si “hakmarrje”, e njëjta fuqi iu dha Kiarës në Prime-in e ardhshëm. Tre emrat e banorëve që ajo zgjodhi të çojë në nominim ishin Olta Gixhari, Dea Mishel dhe Tea Trifoni.

Ditën e nesërme do të mësojmë cila prej vajzave eliminohet, ndërsa mbrëmë tre të nominuarat realizuan një “konferencë për shtyp” ku banorët e tjerë u vendosën në vendin e gazetarëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Keisi Medini i drejtoi Olta Gixharit pyetjen: “Cilët do të ishin tre banorët që do të nxirrte në nominim, nëse do të hapte Kutinë e Pandorës?”.

Pa ngurrim, aktorja e njohur u përgjigj se nëse do t’i jepej kjo mundësi, do të çonte në nominim Luizin, Kiarën dhe Maestron.

Këtë të fundit, e gjithë shtëpia ka nisur ta shohë si lojtar të fortë, që e mban mirë me të gjithë konkurrentët e tjerë.

Nga ana tjetër, Olta dhe Luizi së bashku kanë bërë plane si të eliminojnë Maestron, për të mos e lejuar të fuqizohet më tepër e t’i bëhet “problem”.