Duket se Luizi ka hequr dorë që të merret me Nitën dhe Diolën, të cilave u thoshte që të bëjnë gati valixhet pasi do dalin shumë shpejt nga shtëpia e “Big Brother VIP2”.

Në një bisedë me to dhe Kiarën, këngëtari shprehet se ai u ka shpallur luftë të hapur tre banorëve të tjerë, të cilët janë Armaldo, Olta dhe Kristi.

Pjesë nga biseda:

Nita: Nuk e kuptoj, pse Olta herë e përkrahë Maestron, herë jo.

Luizi: E përkrahë kur është kundra meje, e sulmon kur është në krahun tim.

Diola: Po, atë bën.

Luizi: Mos e merrni si fyerje por nuk më duket e drejtë të merrem me ju. Dua të merrem me ata. Dua t’ua nxij jetën në këtë lojë. Nuk do t’i lë rehat.