Emri i futbollistit të famshëm, Neymar Jr, është sërish në qendër të mediave dhe përsëri me një çështje jashtë futbollit. Bëhet fjalë për një marrëdhënie seksuale të supozuar që lojtari ka pasur me një burrë tjetër.

Këtë e ka zbuluar influencuesja e famshme, Sophia Barclay, gjatë një interviste në programin televiziv brazilain “Chupim”.

Sipas Barclay, ngjarja ka ndodhur gjatë një feste private që sulmuesi i PSG-së zhvilloi gjatë pandemisë së Covid-19.

Neymar u ka kërkuar të ftuarve në shtëpinë e tij që të dorëzonin të gjithë telefonat e tyre, megjithatë, ai nuk mundi ta pengonte të renë të fliste, e cila ishte një nga të ftuarat e tij në festë.

“Të dy bënin seks me njëri-tjetrin. Ne ishim aty të gjithë, ata të dy filluan të putheshin, të gjithë ne putheshim me njëri-tjetrin, nuk kishte kufij”, deklaroi ajo.

Sipas influencueses, Neymar i kishte kërkuar të firmoste një kontratë konfidencialiteti. Ajo e kishte refuzuar dhe tani po tregon historinë e saj.