Këto janë shenjat e zodiakut që do të bëjnë një fillim të ri pas datës 16 maj:
Demi
Për Demin, fillon një kapitull i ri shumë personal. Hëna e Re zhvillohet në shenjën e ttij, duke i dhënë një mundësi të rrallë për të ripërcaktuar veten. Është një kohë për të lënë pas dyshimet e vjetra dhe për të njohur më qartë se kurrë se çfarë është vërtet e mirë për të. Qoftë një ndryshim i jashtëm, një stil i ri jetese apo një vendim i madh, çfarëdo që fillon tani ka potencialin të zhvillohet në planin afatgjatë. Besojini zërit të brendshëm!
Virgjëresha
Kjo Hënë e Re hap dyer për Virgjëreshat që prej kohësh dukeshin të mbyllura. Bëhet fjalë për zgjerimin e horizonteve, qoftë në një nivel intelektual e profesional, apo edhe gjeografikisht. Mund të ndiejnë nevojën për të bërë një hap të guximshëm përpara. Edhe pse mund të lindin dyshime, ndjekja e nevojës për evolucion do të krijojë një fillim të ri të fortë që do t’iu sjellë kënaqësi të mëdha.
Bricjapi
Për Bricjapët, Hëna e Re sjell një ajër ripërtëritjeje në pjesën emocionale, por edhe në planet e tyre krijuese. Çfarëdo që së fundmi e kanë ndjerë si një “peshë” ose pengesë, tani mund të zgjidhet. Janë të thirrur t’i lejojnë vetes më shumë qetësi dhe të hapen emocionalisht, edhe nëse kjo u duket e pazakontë. Një fillim i ri është i dukshëm kryesisht aty ku kanë hezituar të ndjekin zemrën deri më tani, pasi në këtë pikë qëndron forca e tyre më e madhe aktualisht.



