Teksa të dy ndodheshin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, Nita Latifi dhe Bled Mane kishin një raport mjaft të mirë shoqëror. Por gjërat ndryshuan kur reality show ndryshoi.

Këngëtarja e njohur kishte dëgjuar në lidhje me disa deklarata që gazetari kishte bërë në lidhje me vajzat nga Kosova, e Nita nuk i priti aspak mirë. Të ftuar në “Trotuar” në “E Diell”, ajo i tha Bledit se ‘ka dashur që të marrë vëmendje nga ajo’.

Ndërkohë një ditë më parë, gazetari i njohur ishte i ftuar në emisionin “Se luan Topi” në Top Channel, ku komentoi një postim të tij në rrjetet sociale.

“Unë më mirë martohem me Kristin ose me Ronaldon sesa me Nitën… #prayForNita”, thuhej në postimin e tij.

“Sepse Nita m’u tregua dyfytyrëshe. Nita më kujton Albin Kurtin, është mosmirënjohëse. Shiko marrëdhëniet e Albinit me Amerikën dhe me Perëndimin. Nitën e di ku e gjeta apo jo? Ishte ulur në një qoshe kolltuku dhe nuk e dija kush ishte, gjithë kohën e lënë mënjanë. E pashë çfarë tipi ishte, çfarë background, çfarë historiku, çfarë familje dhe thashë ‘hajde dil tani në skenë, mes prozhektorëve’”, tha Bledi.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me dasmën dhe puthjen në buzë të dhënë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, gazetari i njohur tha:

“Nita u martua me mua. E para ishte kështu, e traumatizuar. Nita kërkoi të martohej me mua. Olta i dha porosi të martohej me Beatin, çunin fotograf. Unë e di që e ka marrë malli për mua. E di që është duke na parë tani. E di që është duke fshirë lotët.

Jam i sigurt që një ditë do të bëjë diku fshehurazi emrin tim tatuazh, edhe do t’a shohë fshehurazi”.