Në një intervistë për emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Amadea Stefa ka folur më shumë për energjinë, botën dhe jo vetëm.

Pjesë nga intervista:

A beson në Zot?

Po.

Si është Zoti për ty?

Është një baba, nënë, hyjnor, që mua më ka përcjellur që në fëmijëri. Më ka dhënë dashuri sidomos që në moshën 5-vjeçare. Unë e kam ndierë prezencën e tij që fëmijë. Kam komunikuar me të, edhe pse njerëzimi mund të thotë ‘po si mund të komunikosh ti me Zotin?’. Unë kam komunikuar ashtu siç dlas me ty në këtë moment, pyetje, përgjigje…

Si e ke ndierë prezencën e tij?

Komplet përgjigjet. Unë e pyesja “përse o Bab’ më ke sjellë në këtë Tokë? Nuk doja që të isha këtu.” Më tha që “ke detyrë, do të rrish këtu, durim se ke për ta parë në të ardhmen që do të ndihmosh miliona njerëz. Tani është akoma herët se je e vogël, nuk e kupton.” Dhe unë qaja, qaja çdo natë. Nuk doja të shikoja lajmet, se e dija që shumë gjëra janë manipulime, sidomos atëherë në kohën e komunizmit. Ndërkohë që të tjerët, familja, më thoshin që kjo është budallaqe, kjo nuk do të dijë asgjë. Por ishte e kundërta, unë i kuptoja dhe thoja që janë gënjeshtra. Sidoqoftë unë e dua Zotin shumë, dhe Zoti është për të gjithë ne këtu. Zoti është në zemrën tonë, shkëndija e dritës është në zemrën e çdo njeriu. Ne jemi të lidhur gjithmonë me Zotin. Jemi shëmbëlltyrë e tij, në çdo libër shkruhet, por ne nuk e kuptojmë se çfarë do të thotë të jemi shëmbëlltyrë e tij. Jemi krijuar me shëmbëlltyrën e Zotit, me dashurinë e tij, me dritën e tij. Që ta kuptojmë, ne jemi vetë krijues, jemi vetë manifestues. Për këtë gjë Zoti do të na hapë sytë, mendjen: Ju keni mundësinë të krijoni, të manifestoni, fatmirësisht të mirën, kurse disa fatkeqësisht të keqen. Dhe ky është ndryshimi, që dhe ai Ai ndoshta trishtohet me këtë që është duke ndodhur në Tokën mëmë. Sepse ne i krijojmë të dyja, plusin dhe minusin. I krijojmë vetë ne, me mendimet negative, me emocionet, me çdo gjë. Zoti mundohet të na mbrojë, të çon engjëllin, nuk vjen vetë tek dera, por të çon një person që të ndihmon, se të dërgon diçka, që të thotë mos e mbaj më këtë trishtin, këtë lëndim. Por ne nuk e kuptojmë, kujtojmë që është diçka njerëzore, budallallëqe. Por harrojmë që krijimi influencon çdo njeri, dhe engjëjt janë në Tokën mëmë, nuk i shikojnë njerëzit. Unë i shikoj njerëzit që kanë flatra mbrapa, kanë flatrat e engjëjve dhe them që ky person është engjëll. Ose një fëmijë i vogël që e pashë dje, thashë që ky ka flatra shumë rë bukura, kishte flatra blu.