Psikologu klinik, Foni Ilia, ka qenë së fundmi i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur rreth marrëdhënieve dhe tradhtive në çift.
Sipas tij, ka gra që i lejojnë bashkëshortët e tyre që t’i tradhtojnë, vetëm që në darkë të kthehen tek ato. Ai shtoi se ndodh një fenomen i tillë edhe me burrat, të cilët e dinë që bashkëshortet i tradhtojnë por nuk ndahen dot prej tyre.
Ndërkohë i pyetur ‘a mundet një burrë i martuar të dojë një vajzë tjetër paralelisht?’, ai u përgjigj:
“Po, ka vend zemra për të gjithë. Fillon krahasimi, me atë që e ka në shtëpi, me atë që nuk e ka në shtëpi. Në çastin që fillon krahasimi, ai shikon pika që i duhen, ndoshta gjen veten tek ajo tjetra. Dhe rastet janë të pafundme që ai e ka lënë gruan me fëmijë dhe ka marrë këtë tjetrën. Pra e ka dashur këtë tjetrën. Lëri këto opsionale, nuk po them për ato epshe spontane që rastësisht të ndodhi diku, nuk po themi për këto. Po flasim për një jetëgjatësi. Ka njerëz që krijojnë lidhje afatgjata me një tjetër jashtë martese. Ka dhe nga ato lidhje që bëhen dhe me miratimin e gruas shumë herë…”.




