Në një intervistë për “Ftesë në 5”, aktorja Zamira Kita ka treguar detaje tjera interesante në lidhje me filmin e shumëpritur “Në Kuadër të Dashurisë”.
Ajo tregoi se është në rolin e vjehrrës, dhe se dhëndri është Luizi i cili quhet Besi.
“Unë jam një vjehërr jo që nuk e do dhëndrin, e ka pranuar sepse e do vajza, po ka ca rezerva ndaj tij. Nuk ka nivelin e korçarëve, i jep si urdhëra. Edhe krushkut, babit, edhe vëllait të dhëndrit, ndonjëherë edhe vetë dhëndrit. Por dhëndrin e ka pranuar, psh kur dalim në një ambient për të pirë dhe dhëndri këndon, ajo i thotë “çohu Besi se ti këndon shumë bukur”. Në sy të korçarëve do të mburret, do të tregojë që ka një dhëndër që këndon.”, tregoi aktorja Zamira Kita.