Të gjithë e njohim legjendën e ndjerë të muzikës hip-hopi, Tupac Shakur. Së fundmi një rrugë në Oakland do të riemërohet dhe do të ketë emrin e tij, pas një votimi unanim nga këshilli i qytetit të martën.

“Një shtrirje e bulevardit MacArthur pranë Liqenit Merritt ku Shakur ka jetuar dikur do të mbajë emrin e tij ekzistues, por gjithashtu do të marrë emrin shtesë, nderi të Tupac Shakur Way”, sipas botimit, shkruan DailyMail. Fondacioni Tupac Shakur do të mbulojë kostot për “pllakat dhe shenjat përkujtimore që sinjalizojnë ndryshimin”.

Ai u zgjodh për t’u “kujtuar njerëzve” për “kontributet e tij në Oakland dhe për të festuar artin dhe kulturën si një katalizator për ndryshimet shoqërore”. Me kalimin e viteve, qyteti i ka bërë homazhe edhe ikonave të tjera me emra rrugësh për producentin e albumit Too Short dhe bashkëthemeluesin e Black Panther, Huey P. Newton.

Jeta dhe karriera e legjendës Tupac Shakur është bërë zyrtarisht një dokumentar. FX ka publikuar videon zyrtare të filmit, i cili titullohet “Dear Mama”. Dokumentari ka marrë emrin nga kënga me të njëjtin titull të reperit legjendar. Në fakt, ky dokumentar eksploron edhe marrëdhënien e 2Pac me nënën e tij, ku siç dihet kaloi disa vështirësi si për të mbetur shtatzënë ashtu edhe për ta rritur.