Partneri i një ylli të “OnlyFans” ka treguar se është krenar për partneren e tij, e cila ndan me ndjekësit e saj foto e video mjaft seksi dhe provokuese. Ai ka shtuar se falë punës së 39-vjeçares, ata kanë arritur që të ndërtojnë një jetë luksoze.
Charlie Zoe do të bëhet një milionere falë abonentëve që paguajnë shumë të mëdha parash për të parë imazhet e saj seksi në faqen për të rritur.
Ndërsa i fejuari i saj 36-vjeçar, Domingo Jesus, nuk mund të ishte më i lumtur me zgjedhjen e saj të diskutueshme të karrierës.
Spanjolli, i cili zotëron një biznes ndërtimi, thotë: “Nuk do të përpiqesha kurrë ta fsheh atë që ajo bën. Pse do të turpërohesha? Unë u them njerëzve se ajo fiton më shumë para se unë. Paratë që ajo fiton janë ato që po ndihmojnë për të blerë shtëpinë tonë të re dhe Teslën”.
Domingo, i cili u takua me Charlie kur ai e shpëtoi atë pasi makina e saj u prish, nuk i intereson se çfarë thonë njerëzit për marrëdhënien e tyre.
Në takimin e tyre të parë, ai madje bëri shaka: “Oh zot, po pi kafe me një yll porno”, pasi zbuloi se çfarë bënte ajo për të jetuar.
Ai shton: “Herën e parë që njerëzit më panë mua dhe atë bashkë, vunë re gjithashtu se ajo kishte shumë tatuazhe dhe unë nuk kam asnjë. Por nuk ka të bëjë me atë që është jashtë, ka të bëjë me atë që është brenda”.