Jennifer Lopez u ka dhënë miliona ndjekësve të saj një ide se si mund të vishen me të kuqe për Krishtlindje.
Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore ka pozuar pranë një peme Krishtlindjesh me një veshje mjaft elegante. Ajo shfaqet e veshur me një xhaketë, pantallona dhe një palë taka ngjyrë të kuqe.
53-vjeçarja ka postuar disa fotografi në rrjetet e saj sociale, të cilat i ka shoqëruar me mbishkrimin:
“Ka filluar të duket shumë si Krishtlindje”.
Ndërkohë kujtojmë se JLo ka guxuar së fundmi teksa ka bërë një pozë të guximshme me një fustan të tejdukshëm, për numrin e dhjetorit të Vogue.