Një burrë 58-vjeçar u dënua për kryerjen e një vjedhjeje shumë të pazakontë nga një vilë në Manciano, në provincën e Grossetos. Faktet datojnë që nga viti 2018, por përfundimi i gjyqit ndodhi vetëm ditët e fundit. Il Tirreno raporton historinë e pabesueshme, ku sipas hetuesve, burri hyri në vilë pasi kishte rrëzuar me dhunë derën e përparme. Megjithatë, sapo hyri brenda, vëmendja e hajdutit nuk u tërhoq nga bizhuteritë, paratë ose ndonjë send veçanërisht me vlerë, por nga një tas me ëmbëlsira.

Një kthesë vendimtare e ngjarjeve, sepse ishin pikërisht ato 18 çokollata që e morën të gjithë vëmendjen e grabitësit. Ato janë përshkruar nga pronari i shtëpisë si “shumë të veçanta” sepse ishin marka me cilësi të lartë dhe të blera në Zvicër.

Mallrat e vjedhura u gjetën dhe u identifikuan me saktësi nga forcat e rendit në makinën e 58-vjeçarit dhe një gjurmë çokollate e lidhte atë me bastisjen në vile. Pavarësisht se vodhi vetëm 18 çokollata, Gjykata e Grossetos nuk tregoi mëshirë në këtë rast të çuditshëm dhe shkelmi në derë e shndërroi aktin në një vjedhje me thyerje.

Rezultati është një denim i majmë prej gati dy vitesh burg. Prokuroria kishte kërkuar dënim, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar lirim nga akuzat ose të paktën dënimin minimal. Megjithatë, gjykatësi zgjodhi ta ndryshonte dënimin me një vit e nëntë muaj burg, plus një gjobë prej 440 eurosh, në 640 ditë shërbim komunitar.