I ,ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Shëndrit Lumi. Ai ka folur më shumë mbi eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, opinionin mbi banorët, por dhe detaje të tjera nga jeta e tij personale…

I ke ndjekur intervistat e Mirit pas daljes nga shtëpia?

Jo, më beso që jo.

Ka bërë një deklaratë tek “S’e luan topi” me Erjona Rusin, tha që tani nuk do që vajza e tij të jetë si Selin. Si e sheh këtë deklaratë si gazetar, që ai për tre muaj mbajti të njëjtën deklaratë dhe tani thotë ndryshe?

Tani nuk po flas vetëm për Mirin, po flas për figurat publike që e kalojnë një eksperiencë të madhe në publik, sidomos këngëtarë që janë para publikut gjithmonë, marrin dashuri shumë të madhe nga publiku. Dhe çfarë ndodh? Hyjnë në “Big Brother”, ata janë mësuar të marrin gjatë gjithë kohës dashuri, duartrokitje, asnjë kritikë nga audienca, shpesh në intervista janë larë me komplimente… Ndërkohë kur hyn në “Big Brother”, ti tregon realitetin tënd dhe sulmohesh me kritika që nuk i ke marrë kurrë në jetën tënde. Egon e tyre e kanë të ushqyer me komplimenta.

Për këtë arsye Miri nuk ka fituar “Big Brother”. Për shkak se ka qenë një kontradiktor i madh gjatë gjithë kohës dhe nuk më vjen çudi. Uroj që vajzat e reja ta marrin shembull Selin, është shumë e zgjuar. Për 23 vjeç, të jesh aq e artikuluar dhe t’i dalësh ballë dyfishit të moshës së saj, me akuza shumë të rënda… Nuk kam ndonjë koment më tutje.