Ish-partnerja e Leonardo DiCaprios, Camila Morrone, po mbështet nga afër në stadium Argjentinën dhe Lionel Mesin në Kupën e Botës. Modelja dhe aktorja 29-vjeçare, e lindur nga prindër argjentinas, nuk e fsheh kurrë dashurinë për Kombëtaren e Argjentinës.

Ylli i serialit “The Night Manager” udhëtoi drejt Teksasit për të parë Argjentinën të siguronte fitoren kundër Jordanisë, suksesi i tretë në fazën e grupeve.

Camila nuk e fshehu emocionin dhe publikoi një mesazh plot krenari në rrjetet sociale:

“Nuk do ta kuptoni kurrë krenarinë që ndiej që jam argjentinase! Është një ëndërr e bërë realitet ta shoh Messin nga afër (duke shënuar gol) në Kupën e Botës! Shihemi në finale, në rregull??? Forca djema, edhe një Kupë!”.

Jashtë stadiumit ajo u pa duke buzëqeshur dhe brohoritur, ndërsa pasi u ul në tribunë, me flamurin argjentinas të pikturuar në faqe, vendosi duart mbi kokë nga emocionet.

Në rrjetet sociale publikoi edhe një foto të Messi-t duke u përgatitur për të hyrë në fushë, ndërsa nuk munguan as fotografitë me tifozët, ku pozoi me shenjën e paqes dhe realizoi një selfie me stadiumin në sfond.