Dy banorë të rinj i janë shtuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pak para se të mbaronte spektakli i mbrëmjes së djeshme, Arbana Osmani prezantoi dy banorët.
I pari ishte Gerti Koxha, i cili merret me modelin dhe i dyti, i cili u bë pjesë e “Big Brother VIP2” është këngëtari i njohur, Lorenc Hasrama.
Në klipin e tij prezantues, Lorenci u shpreh se e ka në plan që të rrijë gjatë pasi ka marrë shumë rroba me vete. Ai gjithashtu tha se nëse do e përshkruante veten me 3 fjalë do thoshte ‘i ëmbël, i dashur dhe karagjoz’.
View this post on Instagram
“Jam Lorenc Hasrama, jam këngëtar. Vij në Big Brother për të provuar veten dhe për të kaluar një eksperiencë që besoj se do të jetë një nga më të veçantat e jetës sime.
Unë mendoj se shtëpisë do ti sjell më shumë gallatë se e kanë marrë i çik me seriozitet shumë të madh. Nëse jeta ime do të ishte një zhaner filmi, mendoj se do ishte aksion-komedi. Personi i parë që do takoj me qejf kur të futem aty është Elvis Pupa. Personi që do doja ta kisha shtratin ngjitur është Sabiani.
Nëse do ta përshkruaja veten me tre fjalë do ishte: i ëmbël, i dashur dhe karagjoz. Me zor po pres ti bashkohem shtëpisë më të madhe në Shqipëri.
Kam marrë ca rroba me thënë të drejtën, ndoshta rri edhe gjatë, nuk e kam në plan të iki shpejt”, tha këngëtari i njohur.