Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka ndarë mëngjesin e sotëm një fotografi ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, Eduart Grishaj.

Arbana dhe regjisori i njohur festojnë sot ditëlindjen dhe moderatorja ka zgjedhur mënyrën më të bukur për ta uruar publikisht.

 “Fituesi i zemrës sime”, ka shkruar Osmani bashkëngjitur me foton ku shfaqet me Grishajn.

Ndërkohë kujtojmë se mbrëmë gjatë spektaklit të madh të BB VIP, Arbana u surprizua me një video ku ishin përmbledhur disa nga momentet më të bukura të saj gjatë këtij BB VIP.

Të gjitha netët live, ishin përmbledhur në një klip të shkurtër për t’i uruar moderators ditëlindjen.

Më pas i gjithë publiku u ngrit në këmbë dhe këndoi “Gëzuar Ditëlindjen” për Arbana Osmanin.

Kjo e fundit me emocione pafund uroi gjysmën e saj Eduart Grishajn, i cili po ashtu feston ditëlindjen.