Thuhet se Princi William ishte shumë i shqetësuar për intervistën tronditëse të Princit Harry me Oprah Winfrey dhe Meghan Markle, në mars 2021. Burime të afërta me Princin thanë se:
“Unë e kam dëgjuar këtë për një kohë të gjatë tani nga shumë burime të ndryshme … në fillim të asaj interviste të Oprah, William ishte fjalë për fjalë i sëmurë nga shqetësimi. Ai nuk po hante dhe po fshihej. Ai shkoi në një rezidencë mbretërore për një periudhë kohe për t’u shkëputur nga bota. Ai ishte copa-copa. Dhe ajo që Kate po bënte ishte të qëndronte pranë burrit të saj. Kate tha: ‘Unë duhet të qëndroj për këtë djalë dhe ta mbroj atë. Ai po shkatërrohet nga kjo’”.
Meghan dhe Harry gjatë intervistës pretenduan se një anëtar i paidentifikuar i familjes mbretërore vuri në dyshim ngjyrën e lëkurës së fëmijës së tyre të palindur në atë kohë, Princit Archie. Princi William dhe Harry vazhdojnë të kenë raporte të ftohta pas gjithë ndodhive në familjen e tyre.
Së fundmi është publikuar një raport financiar i familjes mbretërore britanike në të cilin zbulohet se sa pagë vjetore merr William, Princi i Uellsit. William merr një pagë vjetore prej gati gjashtë milionë paund. Të ardhurat e tij u rregulluan që në vitin 1337 nga Karta e Madhe e Mbretit Eduard III, me të cilën mbreti ia la të ardhurat nga Dukati i Cornwall djalit dhe trashëgimtarit të tij të madh.