I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Shëndrit Lumi. Ai ka folur më shumë mbi eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, opinionin mbi banorët, por dhe detaje të tjera nga jeta e tij personale…
E ke parë intervistën e Rogertit tek “Flet” me Ilnisa Agollin?
Kam parë një copë që këndon “Yala Selina”.
Sheh të ardhme ne muzikë të Rogertit?
Unë mendoj që Rogerti, me aq sa e kam njohur brenda, mendoj që atë e ka bërë vetëm për “fun” dhe nuk mendoj se e ka bërë për t’iu futur muzikës. Sot i futen muzikës të gjithë, por nuk mendoj se e ka bërë për t’iu futur tregut muzikor. Përndryshe nuk shoh të ardhme në muzikë tek Rogerti, sepse nuk është këngëtar.
Ai tha që nuk e kishte për Selin Bollatin.
Tani mund të thuash që nuk e ke për Selin, por në shtëpi e ke pasur për Selin Bollatin. Nuk ka shumë rëndësi se për kë e ke, është si do ta tregosh veten edhe jashtë. A je Rogerti që ke qenë brenda në lojë apo je dikush tjetër? Unë tani jashtë nuk kam pasur mundësinë ta njoh se kush është, por përmes gjërave që po i shoh, po shoh një Rogert të njëjtë si brenda shtëpisë. Mendoj se ka qenë po i njëjti, si brenda, si jashtë. Nuk mendoj se ka qenë lojë e tij, përderisa edhe jashtë e ka vazhduar këtë. Nuk na ka bërë përshtypje.


