Me situatën e fundit, krijuar mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP2”, e gjithë vëmendja e publikut dhe rrjetit është përqendruar te marrëdhënia e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.
Në një lojë krijuar posaçërisht për ta, çifti u “martua” dhe kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e tyre.
Puthja mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ishte shndërruar në një “dramë” më vete brenda shtëpisë së “Big Brother”, teksa këngëtari e kërkonte me ngulm prej shumë kohësh, por moderatorja nuk kishte rënë pre e “presionit”, të paktën deri në atë moment.
Fill pas kësaj situate, afrimiteti midis tyre është bërë akoma edhe më i ngushtë dhe momentet romantike janë gjithmonë prezente.
Ata të dy janë cilësuar si banorët më protagonistë të “Big Brother VIP 2”, që ka bërë publikun të afeksionohet pas historisë së tyre.
Luizi ka shprehur shumë herë pëlqimin e tij ndaj moderatores Kiara Tito, por nga kjo e fundit nuk i kishte dhënë shumë “shpresë” në fillim duke e injoruar dhe duke mbajtur distancë me të. Megjithëse Luizi vazhdonte të tregonte kujdes ndaj saj, Kiara dita-ditës filloi që të qëndronte në shumë pranë tij.