Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Greta Kazazi, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Top Arena”. Ajo është vënë përballë pyetjeve ‘pikante’ të Brikena Selmanit, e cila e ka pyetur për jetës pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, projektet dhe jetën personale.

Në një moment, Brikena e pyeti Gretën se cila pritet të ndodhë më shpejt, që Ono të bëhet dajë apo Selin hallë?

Kazazi u shpreh se kurdo që të vijë një fëmijë, do jenë të gjithë të lumtur. Kujtojmë se ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri është përfolur për një shtatzëni të mundshme, por ajo i ka mohuar zërat me shumë qetësi dhe humor.

Pjesë nga intervista:

Brikena: Është një pyetje që i gjithë publiku thotë ‘bëja, bëja’, . Meqenëse iu duan shumë si çift ty dhe Onon, duan edhe Selin me Gimbo, a pritet më shumë të bëhet Ono dajë apo Selin hallë?

Greta: Sa pyetje e bukur kjo.

Brikena: Cila pritet më shumë?

Greta: Me thënë të drejtën ia lëmë në dorë Zotit, sepse ai është një peshqesh. Edhe kur të vijë, gjithmonë ne do jemi të lumtur nga të dyja palët.