Këngëtarja e famshme, Madonna, ka marrë gjithë vëmendjen gjatë një paraqitje në Javën e Modës në Paris, ku u shfaq me një fustan të shkurtër dhe transparent.
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte fakti se 67-vjeçarja kishte zgjedhur që të mos vishte reçipeta poshtë veshjes së saj të tejdukshme.
Artistja e kombinoi pamjen e saj elegante me një palë çizme argjendi, geta rrjetë dhe bizhuteri të njëjta.
Madonna mbante gjithashtu edhe një palë syze dielli, ndërkohë në dorë kishte një xhaketë metalike.
Ylli amerikan i top listave – e cila kohët e fundit shfaqi videon e saj të madhe që shënoi rikthimin e saj – mbajti një shprehje serioze ndërsa doli nga The Ritz e shoqëruar nga truproja.
Më herët gjatë kësaj jave, Madonna u pa duke pirë cigare në të njëjtin event me Charli XCX, ndërsa ato zgjidhnin grindjen e tyre.









