Bashkëshortja e Kanye West, Bianca Censori, u sigurua që të tërhiqte vëmendjen teksa u shfaq sërish pa të brendshme dhe duke treguar të pasmet me një kostum transparent.

Për daljen e saj të fundit, 31-vjeçarja, e cila së fundmi u pa duke mjelë lopë me tanga, i la shumë pak vend imagjinatës me një veshje shumë të ngushtë.  Veshja e ngjitur për trup i tregonte më së miri format.

Binca u fotografua së bashku me 49-vjeçarin, teksa po largoheshin nga një stadium në Georgia pasi ai performoi atje.

Por në vend që të gjithë sytë të ishin mbi reperin e famshëm, vëmendja e plotë ishte mbi gruan e tij seksi.

Kujtojmë se Bianca është e famshme për pamjet e saj provokuese, me fustanin e saj nudo në Grammy 2025 që ishte më i famshmi.

Vetëm pak ditë më parë, ajo shokoi fansat kur u zhvesh me një veshje provokuese ndërsa po bënte sikur po bënte seks për një video të re të çuditshme të drejtuar nga vetë ajo.

Ndërkohë, ndërsa veshjet zbuluese të Biancës mund të ngrenë habi, ajo që mendon se nuk ka asgjë të veçantë në këtë aspekt.

E teksa fansat herë pas here habiten me këtë zgjedhje të saj, Bianca mendon se nuk ka asgjë të veçantë në këtë aspekt.

“Kjo, për mua, në thelb nuk është lakuriqësi”, ka thënë ajo për “Vanity Fair”, duke shpjeguar se si e shihte lakuriqësinë e saj si vepër arti:

“Kisha një obsesion të dukshëm me lakuriqësinë. Isha lakuriq kudo. Nuk u shkëputa prej saj në asnjë moment”.