Një histori e pazakontë nga fundi i viteve ’80 është rikthyer në vëmendje pas rrëfimit të Sebastián Marroquín, djalit të Pablo Escobar. Sipas tij, kreu famëkeq i kartelit të Medellínit kishte menduar seriozisht një plan për rrëmbimin e Michael Jackson. Ngjarja daton në vitin 1988. Marroquín, atëherë një adhurues i madh i Michael Jackson, dëshironte ta shihte idhullin e tij në një koncert privat në Kolumbi. Sipas dëshmisë së tij, Escobar ishte i gatshëm të paguante rreth 3 milionë dollarë për ta sjellë yllin amerikan.
Por pas ftesës fshihej një plan kriminal. Marroquín thotë se i ati mendonte që pas koncertit Michael Jackson të mbahej peng, në mënyrë që të rikuperoheshin paratë e shpenzuara për ardhjen e tij.
Djali i Escobar ka treguar se u trondit kur mësoi për synimet e të atit, pasi Jackson ishte idhulli i tij dhe kishte frikë se mund t’i ndodhte diçka. Plani, në fund, nuk u realizua. Historia është rrëfyer edhe në serialin dokumentar “Dear Killer Nannies: Criado por sicarios”, ku Marroquín sjell episode nga fëmijëria e tij pranë botës së dhunshme të kartelit të Medellínit.



