Celin Dion nuk mundi që t’i përmbante emocionet teksa këndoi dhe kërceu për fansat jashtë hotelit të saj në Paris.
Ikona e këngës po përgatitet për rikthimin e saj në skenë tre vjet pasi anuloi turneun botëror për shkak të një beteje me sindromën e personit të ngurtë (SPS), një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton ngurtësi të rëndë muskulore dhe spazma të dhimbshme.
Në gjashtë vitet e fundit, 58-vjeçarja ka performuar vetëm një herë, dhe e zbuloi brutalitetin e gjendjes në dokumentarin e saj të vitit 2024, “I Am: Celine Dion”.
Tani, ylli i muzikës ka mbërritur në kryeqytetin francez ku do të performojë në një rikthim të shumëpritur në qendër të vëmendjes.
Celine Dion bëri një paraqitje joshëse jashtë Hotelit Royal Monceau, e veshur me një fustan elegant të zi me një fund dhe bisht të rrudhur.
Flokët e saj ishin të lidhura prapa me një model elegant dhe ajo zgjodhi një grim delikat. Veshjen e kombinoi me një palë këpucë me taka të zeza.
Kujtojmë se dalja e saj e fundit publike ishte në vitin 2024, kur këndoi në një event mode të Elie Saab në Riad të Arabisë Saudite, por që atëherë është parë në turmë në një koncert të Paul McCartney dhe Coldplay.
Në mars, ajo njoftoi rikthimin e saj në skenë për një rezidencë dhjetëditore në Paris, duke filluar këtë vjeshtë. Për shkak të kërkesës së madhe, Celine e ka zgjatur performancën e saj për të përfshirë edhe 16 shfaqje të tjera nga shtatori i këtij viti deri në maj 2027.
Këngëtarja është përgatitur për shfaqjet e saj me një orar rigoroz stërvitjeje, i cili përbëhet nga seanca pilates 90-minutëshe tre herë në javë së bashku me klasa baleti dy herë në javë me një kompani lokale.
“Është një gjendje progresive. Nuk më pëlqen të them “sëmundje”. Sëmundja të bën të veprosh kështu”, tha ajo, duke mbledhur hundën dhe duke thënë, “Kevin, je një sëmundje e vërtetë”.










