Pasi kombëtarja e Zvicrës eliminoi Serbinë nga Botërori, ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale. Tifozët shqiptarë postonin me krenari fotot e dy futbollistëve të njohur, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Por edhe personazhet e njohur të ekranit kanë reaguar në lidhje me fitoren e Zvicrës kundër Serbisë, mes tyre edhe reperi Stresi.

Ky i fundit ka publikuar në “Instastory” një fotografi me kryetarin e Nisma-s Social Demokrate, Fatmir Limaj.

Mirëpo, detaji që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ‘tagg-u’ që Stresi i ka bërë, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ti e njeh atë Vuçiç?  Komandant Çelikun”, ka shkruar ai, duke marrë me siguri shumë mesazhe në ‘inbox’.

Kujtojmë që Zvicra ka mposhtur me rezultatin 3-2 Serbinë, duke siguruar në këtë mënyrë biletën për 1/8 e Botërorirt “Katar 2022”.

Ndërsa, shqiptari Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes pas përfundimit të lojës.