Pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës, rrugët e Prishtinës kanë shpërthyer në festë.
Ndeshja në fjalë përfundoi me rezultatin 2:3 për zvicerianët, që u kualifikuan më tej në fazën me eliminim direkt.
Celebrations in Prishtina over the victory of Switzerland against Serbia ?? ?? pic.twitter.com/izBitkjGD0
— kos_data (@kos_data) December 2, 2022
Dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin në formacionin titullar dhe ky i fundit shënoi një nga golat e fitores.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në trojet shqiptare ka filluar festa, jo vetëm për të mbështetur Xhakën dhe Shaqirin, por edhe sepse kjo ndeshje ishte më shumë se futboll, me tensionet dhe provokimet që nuk munguan në fushën e lojës.
Meanwhile in Prishtina,Kosova???????❤️ pic.twitter.com/3hOWMgAWuk
— kuddat ?? (@kuddati) December 2, 2022