Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift, ende nuk e ka pranuar ndarjen nga Joe Alwyn, megjithatë, përmes ca veprimeve kuptohet se ndoshta s’ka nevojë për konfirmim.

Fansat e saj vunë re se këngëtarja ka fshirë link-un e “Lavander Haze”, nga bio në “Instagram”, si dhe reel e postuar, pasi kënga i kushtohet pikërisht Joe.

Ato u ndanë miqësisht, ndërsa fansat e saj kanë vënë re se shumë miq të saj kanë hequr nga “Instagram”-i Joe.

Lista e miqve që kanë vendosur t’i bëjnë unfollow aktorit është:

Austin Swift

Ryan Reynolds

Abigail Lauren

Claire Winter

Alana Haim

Danielle Haim

Este Haim

Gigi Hadid

Martha Hunt

Ashley Avignone

Gracie Abrams

Aaron Dessner

Jack Antonoff

Dyshja u nda për shkak të ndryshimeve në personalitetin e tyre, si dhe u tha se Taylor nuk ishte gati për martesë.