Luizi është kthyer në qendër të vëmendjes brenda shtëpisë së “Big Brother Albania VIP 2”. Kësaj here jo për pëlqimin e tij ndaj Kiarës, por për debatin me Efin ku dhe janë përdorur ofendime.
Pas disa diskutimesh dhe me banorë të tjerë, Kiara e ka marrë veçmas për ta këshilluar.
View this post on Instagram
“Unë e kuptoj që ke marr këtë rolin që do të jesh protagonist në çdo moment. Dhe je realisht se kudo që ndodhemi del ti merr gjithë vëmendjen. Dhe e ke të lindur jo se po e bën vetëm se është pjesë e lojës. Besoj dhe jashtë është e njëjta situatë. Por nuk dua të gabosh. Mos u bëj antipatik”.
View this post on Instagram
Pasi kishin diskutuar bashkë, Luizi afroi Kiarën te kamera për të bërë foto. Të dy të qeshur, pozuan për kamerat e “Big Brother Albania VIP 2”.
“A e di se na bëjnë foto? Dil këtu. Edhe na e japin kur të dalim, e kujtojmë”, tha Luizi që fitoi të qeshurat e Kiarës.