Ylli televiziv, Katie Price, ka njoftuar së fundmi se është duke planifikuar që të lançojë serinë e saj televizive ‘të pa reduktuar, në jetën reale’ përmes faqes për të rritur, “OnlyFans”.
Kjo deklaratë e fortë vjen pas 44-vjeçarja postoi foton e saj të parë ku u shfaq krejtësisht e zhveshur në platformën +18.
Katie nuk është e panjohur për postimin e fotove shumë provokuese, që tregojnë figurën dhe format e saj të famshme.
Por për herë të parë, ish-modelja seksi u zhvesh e gjitha për një foto për faqen e saj “OnlyFans”.
“Jam shumë e emocionuar të ndaj me ju nudon time të parë”, shkruante Price në postimin e saj në rrjetet sociale, duke treguar se sa e emocionuar ishte për realizimin e kësaj poze.
44-vjeçarja është duke shitur foton e saj në faqen për të rritur për 30 dollarë. Ajo shhet
Ndërkohë të hënën (7 nëntor), nëna e pesë fëmijëve njoftoi se do të rikthehet në TV me shfaqjen e saj në faqen “OnlyFans”.
Për 2.6 milionë ndjekësit e saj në “Instagram”, Katie tha se po përgatitej për shfaqjen e re, pasi mbaroi xhirimet për “Katie Price’s Mucky Mansion” me Channel 4.
“Më falni që jam vonë për njoftimin tim të ri. Por tani kam mbaruar xhirimet e @katiepricemuckymansion dhe tani mund të njoftoj se po filmoj një reality show timin, ekskluziv në kanalin tim ‘OnlyFans’”, u shpreh më herët 44-vjeçarja.
Ndërkohë javën e kaluar, Katie u shfaq me të brendshme për një fotosesion seksi dhe u kërkoi fansave të hidhnin një sy në profilin e saj “OnlyFans”.
Nëna e pesë fëmijëve i la miliona ndjekësit pa fjalë me format e saj bombastike, duke mos i zhgënjyer me postimet që bën.
Fotoja në fjalë e tregonte 44-vjeçaren të veshur me të brendshme dantelle dhe pak gjëra të tjera teksa shikonte objektivin e kamerës, ndërsa pozonte me dorën mes këmbëve.