
Babai britanik, i cili u arratis me një refugjate ukrainase vetëm 10 ditë pasi e mirëpriti në shtëpinë e tij, tani po planifikon që të martohet me të.
Tony Garnett është shprehur se ai dhe Sofiia Karkadym, shpresojnë që të kenë fëmijë së bashku, nëse mjekët mund të anulojnë vazektominë që ai pati pasi bëri dy fëmijët me partnerin e tij të mëparshëm.
“Dua ti propozoj kësaj zonje të bukur”, ka thënë 29-vjeçari për “MailOnline”. Ndërsa refugjatja nga Ukraina ka shtuar: “Ne po planifikojmë jetën tonë së bashku. Unë dua të jem nënë. Dua të kem fëmijë”.

Kujtojmë se Tony la shtëpinë që ndante me partneren e tij, Lorna dhe dy vajzat e tyre të vogla, për të filluar një jetë të re me Sofiia-n. Kjo e fundit mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar nga Ukraina e shkatërruar nga lufta që nisi Rusia.
Edhe pse kanë vetëm dy muaj që janë njohur, ata po planifikojnë që të shkojnë për të vizituar familjen e 22-vjeçares në Ukrainë. Tony dëshiron që t’i kërkojë zyrtarisht babait të saj dorën e vajzës për martesë.

“Dua të them se nga e keqja e Putinit ka ardhur diçka vërtet e mirë për mua dhe atë”, ka thënë Garnett, i cili mendon që t’i propozojë asaj pasi situata në Ukrainë të jetë më e qëndrueshme”.
Ndërkohë aktualisht Karkadym është pjesërisht e verbër dhe i është nënshtruar një operacioni. Si pasojë, 29-vjeçari ka lënë punën që të kujdeset vetëm për të.

