
Një baba britanik, i cili la bashkëshorten e tij për një refugjate ukrainase, tashmë ka hequr dorë edhe nga puna. Kjo për shkak se i duhet që të bëhet kujdestar me kohë të plotë 22-vjeçares, e cila është bërë pjesërisht e verbër.
29-vjeçari ka zbuluar se partnerja nga Ukraina, Soffia Karkadym, ka pasur probleme me shikimin dhe i është dashur që të bëjë një operacion. Sipas tij, i duhen gjashtë muaj që të rikuperohet.

Refugjatja që la Ukrainën që prej muajsh është nën pushtimin rus, u transferua në Mbretërinë e Bashkuar ku e mirëpriti familja britanike. Por pas 10 ditësh ajo së bashku me kryefamiljarin u larguan nga aty për të shkuar te shtëpia e këtij të fundit.
Ndërkohë gjatë udhëtimit nga Ukraina në Angli, ajo ka pësuar një infeksion në sy në Gjermani. E duke qenë se është pjesërisht e verbër, Tony ka thënë se ishte “gjëja e duhur” që të hiqte dorë nga puna për t’u kujdesur për të.
Nga ana tjetër Tony Garnett zbuloi se ish-gruaja, Lorna, e ka ndaluar që të takojë dy fëmijët e tij.

