Teksa çantat luksoze shfaqen zakonisht nga bashkëshortet dhe të dashurat e yjeve të futbollit, Erling Haaland ka ndërtuar koleksionin e tij të çantave të shtrenjta.

“Mail on Sunday” ka zbuluar se ylli norvegjez i futbollit ka grumbulluar tashmë një koleksion mbresëlënës çantash “Hermes” me vlerë mbi 860 mijë dollarë.

25-vjeçari nuk ngurron asnjëherë t’a shfaqë atë dhe është krenar për investimet e tij.

Çanta më e shtrenjtë e dollapit të tij është një “Birkin 25 Himalaya Niloticus Crocodile”, me të cilën është parë shpesh edhe e fejuara e tij, Isabel Haugseng.

Kushton 437 mijë dollarë dhe kanë një të tillë edhe Jennifer Lopez, Kim Kardashian dhe Victoria Beckham. Për më tepër për të mundur të blesh një çantë të tillë duhet të vërtetosh se je një klient i zakonshëm i markës ‘Hermes’.