Dy këngëtarët e njohur, Bubulina dhe Blondi Krasniqi, kanë qenë mbrëmë të ftuar në emisionin “Top Arena”, ku kanë kënduar këngën e tyre “Të Dua”.
Kënga në fjalë është kënga që brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ishte simbol i dashurisë së Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit.
Teksa ata po performonin, kamerat kapën reagimin e dy ish-banorëve. Ndërkohë Françeska Rustemi u përlot dhe Brikena shkoi pranë saj për t’a përqafuar.
Pas performancës, Françeska shkon që të përqafojë Mateon, pasi sipas saj, e ka parë shumë të emocionuar.
Pjesë nga biseda:
Françeska: Si fillim dua të bëj diçka, se unë u emocionova.
Manushi: Pse?
Françeska: Unë e kisha përballë Mateon dhe pashë që u emocionua shumë dhe unë fillova duke qarë.


