Këngëtarja e njohur italiane, Noemi, ka pësuar së fundmi një incident gjatë një koncerti të saj. E si pasojë, asaj i duhet që të anulojë koncertet e ardhshme dhe për katër javë të bëjë pushim për t’u rikuperuar.

Këtë e ka zbuluar vetë Noemi përmes një postimi në “Instagram”. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi nga shtrati i spitalit dhe i siguron ata se është mirë, por që i duhet një pushim.

Postimi i plotë i këngëtares Noemi:

Përshëndetje të gjithëve ❤️

Doja t’ju siguroja pas asaj që ndodhi mbrëmë. Nuk kisha ndërmend të bëja ndonjë akrobaci; mbaja syzet e mia të zakonshme.

Pata një frikë të madhe, por për fat të mirë jam mirë: Kam disa dhimbje.

Më vjen shumë keq që duhet të anuloj koncertet e mia të ardhshme, por mjekët më kanë kërkuar të marr katër javë pushim për t’u rikuperuar.

Faleminderit shumë për të gjitha mesazhet, dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Më keni bërë të ndiej kaq shumë dashuri.

Jam kokëfortë, mos u shqetësoni!

❤️

Mezi pres të kthehem në skenë dhe të këndoj përsëri me ju. Shihemi përsëri shumë shpejt!

Ju dërgoj një përqafim të madh. ❤️.