Princi Harry dhe Meghan Markle janë zhvendosur në Shtetet e Bashkuara me familjen e tyre pasi ai dha dorëheqjen si anëtar i lartë i familjes mbretërore. Megjithatë, Harry nuk e ka harruar jetën e tij në Britaninë e Madhe. Sipas mikut dhe artistit të grimit të Meghan, Daniel Martin, Harry ka pranuar se i mungon shtëpia, pavarësisht jetës së re dhe të qetë. Ai u shpreh për revistën e njohur People:

Princi Harry ka gjetur patjetër atmosferën që i pëlqen dhe është i relaksuar në Kaliforni, por atij i mungon shtëpia e tij.

Harry do të marrë një shije të jetës së tij të vjetër muajin e ardhshëm kur të kthehet në MB për të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit. Buckingham Palace më në fund konfirmoi lajmin javën e kaluar, duke zbuluar se Harry do të jetë në ditën e madhe të babait të tij pa Meghan dhe fëmijët e tyre.

Pallati tha në një deklaratë: “Pallati Buckingham është i kënaqur të konfirmojë se Duka i Sussex do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit në Westminster Abbey më 6 maj. Dukesha e Sussex do të qëndrojë në Kaliforni me Princin Archie dhe Princeshën Lillibet”. 

Gjithësesi sërish besohet se Meghan do ta shoqërojë partnerin e saj në një ditë të rëndësishme siç është ajo e kurorëzimit të Mbretit Charles III.