Një vizitë në tribunë për të ndjekur një ndeshje përgatitore të NFL, solli pasoja të rënda për modelen e njohur të “OnlyFans”, Celina Pauell, e cila është përjashtuar përgjithmonë nga “Hard Rock Stadium” të klubit të Maejmi Dolfins.

Sipas asaj që raportohet, vendimi erdhi pasi ajo u përplas me një roje sigurie teksa shihte ndeshjen që Majemi po luante kundër Atlanta Falkons. Bëhet e ditur që situata përshkallëzoi në mënyrë të tillë, aq sa u detyrua të ndërhynte policia që ta shoqëronte jashtë.

Roja i ka kërkuar që të heqë këmbët nga muri në vendin ku ishte ulur ndërsa Celina i ishte përgjigjur duke i kërkuar ta mbyllte dhe më pas duke e ofenduar. Përfaqësues të policisë më pas kishin ndërhyrë, duke e shoqëruar modelen jashtë stadiumit, ndërsa më vonë i ishte komunikuar edhe përjashtimi i përhershëm nga ky impiant.