Të sapomartuarit që pushimet e tyre të para i bëjnë në Itali kanë më shumë gjasa që të kenë një martesë të lumtur. Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri i bërë së fundmi,

Vendi në formë çizmeje doli i pari në një anketë, me 88% të çifteve që raportuan se janë ende ‘të lumtur të martuar’ pasi kaluan pushimet atje.

Hyatt anketoi 2,000 çifte mbi zgjedhjet e tyre të muajit të mjaltit dhe e krahasoi këtë me ‘suksesin’ e martesës së tyre aktuale.

Dhe ndoshta nuk duhet të habitemi pasi një mori yjesh të Hollywood-it dhe personazhe të famshëm kanë vendosur në të kaluarën që të celebrojnë martesën e tyre në këtë shtet.

Vitin e kaluar, ylli i muzikës pop britanike Charlie XCX shkoi në Siçili për dasmën e saj të dytë, dhe së fundmi, Dua Lipa dhe Callum Turner janë përfolur se do të martohen atje gjithashtu.

Ndërkohë e dyta në listë ishte Tajlanda, me 87% të njerëzve që kaluan muajin e mjaltit atje dhe që raportuan se janë të lumtur të martuar, ndërsa Indonezia pasoi në të tretin me 85%.

Njohuritë mbi destinacionet e muajit të mjaltit vijnë si pjesë e studimit të “Hyatt’s Vows & Venues”, i cili shqyrtoi se si po ndryshojnë preferencat për dasma dhe muaj mjalti.

Sipas të anketuarve, muaji i mjaltit perfekt zgjat 13 ditë, me shumën ideale për të shpenzuar për pushime që shkon në 9,610 £.

Michel Morauw, drejtor menaxhues i North EAME në Hyatt, tha:

“Një muaj mjalti është zakonisht udhëtimi i parë i madh që çiftet bëjnë pas martesës. Për këtë arsye nuk është çudi që ata t’a kujtojnë se ku shkuan dhe se si u ndoen në këtë udhëtim.

Ndërsa Italia u rendit më lart në këtë anketë, është e qartë se çdo çift dëshiron një destinacion që ndihet i veçantë, i paharrueshëm dhe që u lejon atyre të largohen nga shpërqendrimet e përditshme”.

10 destinacionet më të mira për muajin e mjaltit sipas çifteve:

1. Italia

2. Tajlanda

3. Indonezia

4. Xhamajka

5. Portugalia

6. SHBA

7. Japonia

8. Maldive

9. Mauritius

10. Spanja