Pas thashethemeve që qarkulluan në rrjetet sociale për një raport të mundshëm mes saj dhe Gjestit, ka reaguar për herë të parë Loredana. Ajo u shpreh se këngëtarin e ka parë gjithmonë si “një vëlla të vogël” dhe mohoi kategorikisht çdo mundësi për një lidhje mes tyre.
Unë Gjestin gjithmonë e kam parë si një vëlla të vogël. A mund të krijohet lidhje me një person që e sheh si vëlla të vogël? Ne nuk jemi takuar dhe kemi shumë kohë që nuk flasim. Plus unë kam gusto të tjera për meshkuj. Duan të më bien me qafë? Le të më bien më qafë.
Lidhur me fotot që qarkulluan së fundmi, ku të dy shiheshin në të njëjtin ambient, ajo sqaroi se gjithçka ka qenë krejt rastësore.



