Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Efi, është pjesë e “Big Brother VIP 2” së bashku me mikeshën e saj, Mikela.
Efi është afruar me banorët e tjerë e madje nuk ka ngurruar që të ndajë me ta edhe një histori të rëndë që ka kaluar pak kohë më parë.
Ajo ka rrëfyer për banorët një episod të vështirë nga jeta e saj, ku ka zbuluar se ka patur probleme me ankthin dhe prindërit e këshilluan që të mos shkonte në mjek pasi ata vetëm të japin ilaçe e asgjë tjetër.
“Unë thjesht nuk isha mirë në ato momente, nuk më lumturonte asgjë dhe në momentin që mu propozua kjo ideja e Big Brother-it, gjeta një arsye dhe thashë pse jo”, ka thënë ajo.
Por jo vetëm kaq, pasi Efi ka rrëfyer se në periudhën e saj më të vështirë ka menduar edhe vetëvrasjen. Ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë zbuloi gjithashtu se pas një kalvari të gjatë vuajtjesh, më në fund vendosi që të shkojë të psikologia dhe në seancën e fundit tregoi se psikologia i kishte thënë: “A të thashë që si je”?
Më tej, banorja e BBV zbuloi se që nga ai moment, çdo gjë ka marrë tashmë një tjetër rrjedhë në jetën e saj.