Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka tërhequr së fundmi vëmendjen e publikut pasi kishte të ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ku artistja moderon, ish partnerin e saj, Mc Kresha. Në rrjeti pati shumë komente në lidhje me qëndrimin që Rozana mbajti në panel, ku dukej shumë e ftohtë dhe aspak e përfshirë në bisedë.
Megjithatë, pas kësaj paraqitjeje, përmes një Instastory, ajo ka ndarë një mesazh që është interpretuar si një deklaratë e fortë për qëndrimin e saj. Në postim, Rozana lë të kuptohet se nuk e sheh heshtjen si dobësi, por si një fazë të vetëpërmbajtjes para veprimit: “Jam e qetë… ndoshta më e qetë se ç’duhet dhe disa po e keqkuptojnë këtë si mungesë force. Por nuk është kështu. Kur të vijë momenti, nuk do flas më, do veproj. Dhe kaq mjafton.”
Ky mesazh ka shtuar kuriozitetin rreth situatës, pasi këngëtarja nuk ka dhënë asnjë shpjegim apo detaj konkret.



