Ai është një ndër aktorët e humorit më të dashur për publikun shqiptar. Është fjala për Visjan Ukcenajn, për të cilin fansat e tij janë shumë kuriozë të dinë se ku do e shohin këtë sezon të ri televiziv.

Këtë e ka zbuluar vetë aktori përmes një postimi në “Instastory”. Ai ka postuar një fotografi ku tregon se ndodhet në ambientet e Top Channel.

Visjani nuk ka zbuluar se në cilin emision do t’a shohim, por ai bashkëngjitur me foton në fjalë shkruan se tani është “pjesë e familjes së Top Channel”.

Ndërkohë kujtojmë se teksa ishte i ftuar në emisionin “Pushime On Top”, Visjani ka mohuar se mund të jetë pjesë e “Dancing With The Stars” apo “Big Brother VIP”. kështu që gjasat janë që aktorin e humorit ta shohim në sezonin e ri të “Portokalli”.