Prej disa kohësh rrjetet sociale janë kthyer në punë për disa persona. Shumë vajza e kanë ushtruar si profesion blogurën.

Një ndër to është edhe Sarah Berisha, e cila ndonëse ka nisur edhe si moderatorë, vijon që të jetë shumë aktive në profilin e saj në “Instagram”.

E pikërisht këtë ia ka vënë në dukje edhe partneri i saj, Dj PM. Me humorin që e karakterizon, ai ka ndarë një video të Sarahs ku krahas shkruan: “Sarah më thirrën këta të reel-save më thanë nalu najherë”.

PM, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, më herët ka folur si rrallë herë për partneren e tij dhe planet për të ardhmen.

Mes të tjerash një ndjekës pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku.

Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.