Rita Ora di gjithmonë të tërheqë vëmendje, dhe këtë e ka bërë dhe në daljen e saj të fundit publike.

Figura e këngëtares mori të gjithë vëmendjen e aktivitetit të organizuar nga Limitless, ku 32-vjeçarja iu bashkua listës së gjatë të fytyrave të famshme në festën para Grammy-t.

E stiluar me flokë kaçurrela, këngëtarja ktheu kokën e të gjithëve me një fustan të veshur me pupla. Ajo rrezikoi të zbulonte paksa me fustanin tërësisht të tejdukshëm, i cili ia mbulonte gjoksin, por i nxirrte në pah të mbathurat e zeza.