Teksa po përflitet për një krizë në martesën e tyre, Princ Harry dhe Meghan Markle duket se kanë marrë një vendim të rëndësishëm. Mediat e huaja shkruajnë se së shpejti, ata mund t’a quajnë Malibu, Kaliforni shtëpinë e tyre më të re.
Një burim i afërt i çiftit ka dhënë se ‘Meghan dhe Harry po shikojnë disa prona në qytetin bregdetar të afërt me Los Angeles’.
“Duka dhe Dukesha e Sussex po mendojnë për tu shpërngulur që të jetojnë në Malibu. Ata kanë bërë disa udhëtime në këtë vend për të shikur shtëpitë dhe ofertat që pronarët mund t’iu ofrojnë.”– tha burimi për Express.
Megjithatë është ende e paqartë nëse ata do të heqin dorë nga rezidenca e tyre aktuale 14 milionë dollarëshe në Montecito për të jetuar në Malibu, apo dyshja thjeshtë dëshirojnë që të shtojnë një pronë tjetër në këtë qytet.